Adelina Emini është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, e këtë nuk po e themi vetëm për muzikë.
Ajo është shumë e zonja edhe në fushën e marketingut, e së fundmi ka qenë pjesë e një prezantimit të bërë online.
E në mes të prezantimit, këngëtarja bëri dy profesionet bashkë, kjo pasi, për t’i relaksuar pjesëmarrësit nga vende të ndryshme të botës, Adelina këndoi këngën shqipe ‘Tumankuqe’.
Për këtë performancë, nga anëtarët e grupit Adelina mori shumë komente pozitive, por, edhe për prezantimin padyshim.
Nga minuta 3:45 e keni këngën e saj.