Shekerinska: I përmbushëm të gjitha premtimet ndaj pjesëtarëve të armatës - Gazeta Express
string(72) "shekerinska-i-permbushem-te-gjitha-premtimet-ndaj-pjesetareve-te-armates"

Shekerinska: I përmbushëm të gjitha premtimet ndaj pjesëtarëve të armatës

Gazeta Express

28/05/2020 17:04

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot qëndroi për vizitë në kazermën “Çede Filipovski – Dame” në Kërçovë. Qëllimi ishte që të falënderojë ushtarët për kontributin të cilin e dhanë në luftën me menaxhimin me pandeminë Kovid-19.

Në solemnitetin në kazermën ishin shpërblyer ushtarët të cilët më së shumti ishin dalluar në këtë periudhë. Para pjesëtarëve të armatës foli ministrja Shekerinska e cila foli për sukseset dhe arritjet e armatës sonë në periudhën prej dy viteve

Lexo Edhe:

“Secila armatë e vërtetë është e gatshme tu dalë në ndihmë dhe t’i mbrojë qytetarët e saj. Që prej para dy muajve e gjysmë armata u shpërnda në linjat e para të luftës, bashkë me punonjësit shëndetësorë dhe policinë, armata i siguronte kufijtë e shtetit, objektet vitale, e kontrollonin hyrjen dhe daljen e akseve rrugore në rajonet e krizës, në mbështetje të vetëqeverisjeve lokale dhe në të gjitha ato hapa ishte me popullin e saj. Me shembullin tuaj dëshmuat se si duhet të mbrohemi, ndamë ndihma humanitare, e ngritëm spitalin mobil para Klinikës Infektive, për fat të mirë nuk u përdor, e përmbushët misionin tuaj që të jeni në shërbim të qytetarëve. Për këtë unë do t’i vizitoj të gjitha kazermat që t’iu falënderoj në emër të të gjithë qytetarëve”, tha Shekerinska.