Aksident në Itali, shqiptari humb jetën ditën që do festonte 46- vjetorin e lindjes - Gazeta Express
string(81) "aksident-ne-itali-shqiptari-humb-jeten-diten-qe-do-festonte-46-vjetorin-e-lindjes"

Gazeta Express

27/05/2020 14:16

Aksident në Itali, shqiptari humb jetën ditën që do festonte 46- vjetorin e lindjes

Gazeta Express

27/05/2020 14:16

Një aksident tragjik i mori jetën një shtetasi shqiptar në Itali.

Sipas mediave fqinje viktimë mbeti 46- vjeçari i identifikuar si Sokol Keci.

Por ajo që e bën më të trishtë ngjarjen është fakti se ai humbi jetën ditën kur do festonte 46- vjetorin e lindjes.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 9 të mëngjesit në kilometrin 49 + 500 të autostradës A13 në korsinë e jugut, në komunën Occhiobello.

Edhe pse ai u dërgua me urgjencë në spital me anën e një helikopteri, nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra./Express