Pasi u përplasën dje, Driton Tali njofton se e ka paditur sot Blerim Latifin - Gazeta Express
string(75) "pasi-u-perplasen-dje-driton-tali-njofton-se-e-ka-paditur-sot-blerim-latifin"

Pasi u përplasën dje, Driton Tali njofton se e ka paditur sot Blerim Latifin

Gazeta Express

26/05/2020 11:35

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, Driton Tali, ka njoftuar se sot ka dorëzuar padi për shpifje për filozofin Blerim Latifi, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Tali përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se Latifi do të dokumentojë edhe në gjyq deklaratën që ka bërë për të.

Lexo Edhe:

“Me bereqet sot me sabah “filozofit t’Hashimit” padia për shpifje ju kurdis! Ky profesor rrenci ka me dokumentu “kur kom prit unë te zyra e shefit tij” kysmet në gjyq. Matrapazi, pse vet s’ka dinjitet kujton që krejt dynjaja jonë si ai”, ka shkruar ai.

Dje gjatë ditës filozofi Blerim Latifi ka shkruar se Tali e kishte pritur me orë të tëra tash presidentin e vendin, Hashim Thaçi, duke kërkuar që të takohet me të.

Këto deklarata i ka mohuar Tali përmes një shkrimi në Facebook, ku ka shkruar se që nga koha që ishte deputet nuk është takuar me presidentin. /GazetaExpress/