Kryeministri izraelit paraqitet në gjykatë, akuzohet për korrupsion - Gazeta Express
string(66) "kryeministri-izraelit-paraqitet-ne-gjykate-akuzohet-per-korrupsion"

Kryeministri izraelit paraqitet në gjykatë, akuzohet për korrupsion

Gazeta Express

24/05/2020 23:48

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përballet me akuzat për korrupsion e shpërdorim detyre vetëm 3 javë pas marrjes së mandatit të tij të pestë. Ai është paraqitur vetë në gjykatë, këtë të diel.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është paraqitur vetë këtë të diel në gjykatë për tu përballur me akuzat për korrupsion.

Lexo Edhe:

Nisja e gjykimit ndaj tij vjen tre jave pas betimit si kryeministër i Izraelit ne manadatin e peste.

Kryeministri izraelit po akuzohet për veprën penale te korrupsionit, shpërdorim të detyrës, marrje ryshfetesh dhe dhuratash nga biznesmenë të pasur, si dhe favore për të patur një paraqitje të mirë mediatike.

Por, pavarësisht akuzave qe rëndojnë mbi kryeministrin duket se ai gezon mbeshtetjen e qytetareve izraelitë.

Gjyqi ndaj Netanyahut ishte parashikuar të niste që prej 17 marsit por për shkak të pandemisë së koronavirusit procesi u shty.