Premierliga konfirmon edhe dy raste me koronavirus - Gazeta Express
string(50) "premierliga-konfirmon-edhe-dy-raste-me-koronavirus"

Premierliga konfirmon edhe dy raste me koronavirus

Gazeta Express

23/05/2020 23:23

Premierliga e ka konfirmuar se edhe dy raste të tjera janë identifikuar si të infektuar me koronavirus nga testet e fundit që iu bënë të gjitha lojtarëve dhe anëtarëve të stafit të klubeve të Premierligës.

Organi qeverisës për ligën elitare të futbollit në Angli filloi testimin e lojtarëve dhe stafit të klubeve nga fundjava e kaluar si pjesë e planeve për ta rinisur sezonin 2019/20, që ka qenë i pezulluar që nga marsi shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Testet e para i zbuluan gjashtë raste pozitive me Covid-19, ndërsa Watfordi më vonë e kishte konfirmuar se në mesin e atyre gjashtë personave ishin edhe dy anëtarë të stafit të vet dhe një lojtar, mbrojtësi Adrian Mariappa.

Nën protokollin e ri të Premierligës, çdo person që del pozitiv duhet t’i kalojë shtatë ditë i vetëizoluar para se të testohet sërish. Nëse testet u dalin negativ, atëherë ata do të mundë të kthehen në stërvitje.

“Premierliga mund ta konfirmojë se të martën, të enjten dhe të premten, 996 lojtarë dhe anëtarë të stafit të klubeve u testuan për Covid-19. Nga ato, dy raste të tjera kanë dalë pozitive nga dy klube”, thuhet në njoftimin e Premierligës.

“Për rundin e dytë të testimit, numri i testeve në dispozicion për secilin klub u rrit nga 40 në 50. Më herët ishin testuar 748 lojtarë dhe anëtarë të stafit dhe dy raste kishin rezultuar pozitiv, ndërsa ata janë ende duke u vetëizoluar”. /Gazeta Express/