120 qytetarë të Prizrenit presin sonte rezultatet për Covid-19 - Gazeta Express
string(63) "120-qytetare-te-prizrenit-presin-sonte-rezultatet-per-covid-191"

Gazeta Express

23/05/2020 20:49

120 qytetarë të Prizrenit presin sonte rezultatet për Covid-19

Gazeta Express

23/05/2020 20:49

Pak centimetra po i ndajnë nga njëri-tjetri. Këta prizrenas këtë të shtunë po sfidojnë rrezikun e përhapjes së COVID-19, për të blerë simite.

Ndonëse janë me dhjetëra, maskat e dorëzat po iu duken të panevojshme.

E madje dikush nuk po beson se virusi korona nuk ekziston.

Por se COVID-19 vazhdon të paraqesë rrezik për shëndetin e njerëzve, u vërtetua vetëm pak metra tutje nga kjo furrë.

Virusi korona depërtoi edhe në Policinë e Kosovës.

E veç tyre, pritet të testohen edhe 70 pjesëtarë të tjerë të policisë, për të kuptuar nëse virusi është përhapur edhe te ta.

Gjithçka filloi me një pjesëtar të Policisë.

E veç tyre raste pozitive pati edhe në fabrikën ku ditë më parë u konfirmua rasti i parë.

Pas konfirmimit të këtyre rasteve, pritet të dalin rezultatet e 120 qytetarëve të Prizrenit të cilët i janë nënshtruar testimit për COVID-19, e që paraqet testimin më të madh deri sot në komunën e Prizrenit.