Higuain: Të pensionohem në River Plate? Do të mendoj - Gazeta Express
string(50) "higuain-te-pensionohem-ne-river-plate-do-te-mendoj"

Higuain: Të pensionohem në River Plate? Do të mendoj

Gazeta Express

23/05/2020 8:32

Gonzalo Higuain nuk është i sigurt nëse do të largohet nga Juventusi për River Platen, edhe pse sulmuesi do të dëshironte të pensionohej në klubin e fëmijërisë.

Higuain është lidhur me një largim nga Zonja e Vjetër dhe me një rikthim në Argjentinë.

Lexo Edhe:

32 vjecari gjithashtu kërkohet edhe nga disa klube në MLS, vecanërisht nga D.C. United.

“River më dha gjithcka, duke më lënë të shkoja edhe në Real Madrid, por tani nuk e di se cfarë do të ndodhë. Mendjen e kam këtu në Torino”, u shpreh Higuain.

“Do të mendoj për pensionimin e mundshëm te River Plate”.

Higuain po shijon etapën e dytë në Juve, pasi për një sezon u largua fillimisht për Milanin, e më pas disa muaj luajti edhe në Premierligë te Chelsea. /Gazeta Express/