Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me inicimin e LDK-së, Vetëvendosje e ka lënë të hapur mundësinë e rishikimi të postit të kryeparlamentarit të cilin ia kishte dhuruar LDK-së gjatë kohës së marrëveshjes për koalicion, ndonëse me Kushtetutë i takon partisë fituese. Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci thotë se janë të kënaqur me punën e kryetares së Kuvendit njëherësh nënkryetare e LDK-së, Vjosa Osmani.
“Nuk mund ta quaj pazar, më shumë do ta quaja një lëshim apo sakrificë që VV’ja e bëri përkundër faktit që i takonte ta mandatonte dikë nga Lëvizja Vetëvendosje në atë pozitë, ishte e gatshme që të tërhiqej Konjufca në mënyrë që të kemi zonjën Vjosa Osmani. Në këtë situatë, ne jemi të kënaqur me punën e saj deri më tani dhe kemi pasur një bashkëpunim në përpjekjet tona që kjo qeveri të mos rrëzohet. Në asnjë moment Lëvizja nuk ka vepruar në asnjë mënyrë tendencioze e as me inati dhe as nuk do të veprojë ashtu as më tutje”, është shprehur Nagavci.
Osmani disa herë është pyetur nëse do ta lirojë postin e saj në rast se formohet qeveria e re, por ajo ka thënë se gjithçka do të qartësohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Thacit.
“Për momentin është situatë hipotetike, nëse do të përgjigjesha do t’i binte sikur po paragjykoj”, ka thënë Osmani.
OPINIONE RRETH POSTIT TE KRYETARIT TE KUVENDITI 22 05 2020
null
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...