Solskjaer zbulon detaje nga biseda me Mourinhon: Ai m'u ankua për ndryshimin që e bëri vetë - Gazeta Express
string(89) "solskjaer-zbulon-detaje-nga-biseda-me-mourinhon-ai-mu-ankua-per-ndryshimin-qe-e-beri-vete"

Gazeta Express

22/05/2020 12:00

Solskjaer zbulon detaje nga biseda me Mourinhon: Ai m’u ankua për ndryshimin që e bëri vetë

Gazeta Express

22/05/2020 12:00

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka zbuluar se Jose Mourinho ishte ankuar për zhveshtoren e ekipit mysafir në Old Trafford kur u kthye si trajner i Tottenhamit, përkundër që vetë i kishte kërkuar ndryshimet në atë zhveshtore si ishte trajner i Djajve të Kuq.

Strategu portugez, Jose Mourinho, u lirua nga detyra si trajner i Manchester Unitedit në dhjetor të vitit 2018, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai i kishte kaluar dy vjet e gjysmë në atë pozitë, mirëpo nuk kishte arritur t’i sigurojë sukseset të cilat i kishte shijuar më herët gjatë karrierës së tij – por edhe në sezonin debutues në Old Trafford, të cilin e kishte mbushur me tre trofe.

Mourinho kishte bërë ndryshime të mëdha në Manchester United për ta kthyer lavdinë në klub, mirëpo në fund s’kishte pasur sukses. Njëra ndër ndryshimet që ai e bëri gjatë asaj kohe iu kthye për të keq 12 muaj pas shkarkimit nga posti i trajnerit.

Më 4 dhjetor të vitit 2019, Mourinho, si trajner i Tottenhamit, u kthye në Old Traffordi. Ai pësoi disfatë 2:1, mirëpo Solskjaer tani ka bërë të ditur se portugezi kishte qenë i pakënaqur me zhveshtoren e ekipit mysafir.

“Ne folëm pak para ndeshjes. Unë nuk e kisha takuar atë më herët, vetëm një herë për pak minuta kur ai ishte në Chelsea dhe unë në Cardiff”, ka thënë Solskjaer, i cili e zëvendësoi Mourinhon në postin e trajnerit.

“Ne e patëm një bisedë të këndshme. Ai ankohej për zhveshtoren e ekipit mysafir – atë që vetë ai e ka ndryshuar”.

“Kishte një atmosferë pozitive mes nesh. Ishte e këndshme ta kishim atë sërish këtu”. /Gazeta Express/