Khabib thyen heshtjen për gjendjen e rëndë të babait: Jemi goditur keq nga Covid-19 - Gazeta Express
string(82) "khabib-thyen-heshtjen-per-gjendjen-e-rende-te-babait-jemi-goditur-keq-nga-covid-19"

Khabib thyen heshtjen për gjendjen e rëndë të babait: Jemi goditur keq nga Covid-19

Gazeta Express

19/05/2020 11:42

Ylli i UFC, Khabib Nurmagomedov, ka bërë të ditur se babai i tij, Abdulmanap, është në gjendje kritike shkaku i betejës me virusin Covid-19 dhe u ka kërkuar ndjekësve të tij të luten për babanë e tij.

“Ai është në spital tani, është në gjendje kritike. I është komplikuar sëmundja e zemrës shkaku i virusit. Ky virus ka pasur ndikim serioz te zemra e tij, pasi që ai ishte bërë operacion vetëm para një viti”, tha Khabib, në videon e publikuar në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ai është bërë sërish operacion. Ai është në një situatë shumë të vështirë, me të vërtetë të vështirë”.

“I kërkojmë Allahut ta kthejë atë te ne. Faleminderit shumë të gjithë që po na shkruani, që po e dërgoni përkrahjen tuaj. Na ndihmoftë të gjithëve Allahu”.

View this post on Instagram

?

A post shared by Khabib Nurmagomedov (@khabib_nurmagomedov) on

Khabibi dhe babai i tij kanë lidhje shumë të mirë mes vete. Abdulmanap e kishte stërvitur të birin e tij për t’u bërë kampioni i UFC që është sot.

Khabib tha se familja e tij në Dagestan është goditur rëndë nga koronavirusi, pasi që tha se më shumë sesa 20 familjarë të tij kanë dalë pozitivë për këtë virus.

“Personalisht, unë i kam më shumë se 20 familjarë të infektuar – nuk e kam fjalën për njerëz të cilët i njoh, por për familjarë të afër – që kanë qenë nën kujdes intensiv”.

“Shumë njerëz që i njoh kanë vdekur, prindërit e njerëzve të afërt për mua”.

“Ky virus i ka ndikuar të gjithë. Ky virus nuk pyet se si e ke mbiemrin apo emrin, ky virus nuk pyet se ku punon ti, nëse je i pasur apo i varfër. Të gjithë janë sëmurë, por mund ta kalojmë këtë së bashku”. /Gazeta Express/