Drejtori i OBSH-së: Nëse ky virus na mëson diçka, është përulësia - Gazeta Express
string(62) "drejtori-i-obshse-nese-ky-virus-na-meson-dicka-eshte-perulesia"

Drejtori i OBSH-së: Nëse ky virus na mëson diçka, është përulësia

Gazeta Express

19/05/2020 8:13

“Bota është përulur nga ky virus shumë i vogël”, tha drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus para Asamblesë së 73-të të Shëndetit, këtë të hënë.

“Nëse ky virus na mëson diçka, është përulësia”, shtoi ai, shkruan CNN.

Lexo Edhe:

“Gjashtë muaj më parë, do të ishte e pakonceptueshme për shumicën se qytetet më të mëdha në botë mund të pësonin rënie,” shtoi Tedros. “Që dyqanet, restorantet, shkollat dhe vendet e punës do të mbyllen. Thjesht shtrëngimi i duarve mund të jetë kërcënuese për jetën.”

Ai u bëri thirrje zyrtarëve që të trajtojnë këtë virus me respektin dhe vëmendjen që meriton.