Pasojat e pandemisë, mbi 30 mijë kosovarë kanë humbur punën - Gazeta Express
string(61) "pasojat-e-pandemise-mbi-30-mije-kosovare-kane-humbur-punen-ge"

Pasojat e pandemisë, mbi 30 mijë kosovarë kanë humbur punën

Gazeta Express

14/05/2020 19:43

Për shkak të pandemisë, shumë biznese ua kanë shkëputur kontratat e punës punëtorëve të tyre.

Sipas Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, numri i atyre që kanë humbur punën shkon mbi 30 mijë, raporton KTV.

Lexo Edhe:

Ata që kanë mbetur pa punë gjatë kësaj kohe nuk po mund të marrin as kompensimin prej 130 eurove siç e parasheh Pakoja emergjente.

Kjo sepse kompanitë po refuzojnë të parashtrojnë kërkesë në Administratën Tatimore të Kosovës, tregon Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.

Mirëpo, në ATK, që nga marsi, janë parashtruar mbi 1600 kërkesa për personat që kanë mbetur pa punë.

Sipas pikës tetë të Pakos emergjente, të gjithë atyre që u ndërpritet marrëdhënia e punës gjatë kohës së pandemisë kompensohen me nga 130 euro për muajt prill, maj dhe qershor.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, por Ministria e Financave dhe Transfereve ka thënë se kjo pritet të përfundojë gjatë ditëve në vazhdim.