Nurmagomedov vs Gaethje, superdueli që po e planifikon Dana White - Gazeta Express
string(64) "nurmagomedov-vs-gaethje-superdueli-qe-po-e-planifikon-dana-white"

Nurmagomedov vs Gaethje, superdueli që po e planifikon Dana White

Gazeta Express

12/05/2020 21:05

Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje do të përplasin brirët në “Fight Island” këtë verë, ka konfirmuar Dana White, president i UFC.

“’Unë pres që (Khabib vs Gaethje) të ndodhë këtë verë. Nuk e di nëse do të jetë e para, por do të jetë në “Fight Island”, sigurisht nëse mrekullisht bota i kthehet së shpejti normalitetit.”

Lexo Edhe:

Ende nuk është caktuar asnjë datë, por të dy do të përplasen kokë më kokë në oktagon, kur të jenë gati të garojnë përsëri.

Gaethje u bë kampion në peshën e lehtë fundjavën e kaluar pas fitores ndaj Tony Ferguson, ndërsa Khabib aktualisht është në një periudhë pushimi, ndërsa po agjëron muajin e Ramazanit.

“Fight Island” (Ishulli i Luftimit) ka nisur të marrë formë, teksa Dana White po mendon për një duel të bujshëm në UFC në këtë kohë pandemie.

“Fight Island” po krijohet që të jetë një destinacion për atletët që nuk mund të futen në Shtetet e Bashkuara për shkak të kufizimeve të udhëtimit.