Kreu i qeverisë ka sqaruar procedurat që qytetarët duhet të ndjekin për të aplikuar për marrjen e pasaportës apo kartës së identitetit (ID).
Përmes një postimi në rrjetin social, Rama shkruan se aplikimi duhet kryer në e- albania. Më tutje policia ka kohë deri në 8 ditë (për pasaportat e ID me procedurë normale) ose 24 orë (për ato dokumenta që paguhen me procedure të përshpejtuar) për të bërë kontrollin dhe më tutje përmes një e-maili që do të marrin, qytetarët mund të shkojnë të paraqiten në pikën e kompanisë Aleat për të dhënë gjurmët biometrike.
STATUSI I RAMËS:
SQARIM PËR SHUMË KOMENTE MBI APLIKIMET PËR KARTË ID APO PASHAPORTË
? PROCESI ËSHTË LEHTËSUAR NDJESHËM DHE KOHA ËSHTË PËRGJYSMUAR ME HEQJEN E SPORTELIT E TË RADHËS NË KOMISARIAT?
Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë
merren duke aplikuar online në e-albania
? https://e-albania.al/…/DP…/13851/DPPSH_13851_n3_s3_ëeb.aspx…
• Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar
• Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID19