Asamblisti i VV’së në Komunën e Prishtinës, Arbër Vokrri, ka lëshuar akuza në drejtim të mediave, duke i krahasuar me sëmundjen e murtajës. Ka thënë se mediat, me disa përjashtime të vogla, janë murtajë e rëndë që ka prekur Republikën e Kosovës.
“Mbes i mendimit se mediat kosovare (me naj përjashtim t’vogël) janë murtaja ma e rondë që e ka pllakosë këtë vend”, ka shkruar Vokrri, në një postim në FB.
Murtaja ose vdekja e zezë, siç njihet ndryshe, ishte një sëmundje vdekjeprurëse e cila shkaktohej nga bakteri Yersina pestis dhe bartet nga pleshtat qe mbijetojne ne trupin e minjve dhe ne prani kalojne edhe tek njeriu. Murtaja kishte mbytur 200 milionë njerëz në gjithë botën dhe posaçërisht në Europë.
Veç kësaj, ky zyrtar i VV’së ka folur edhe për të Përfaqësuesin Special të Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi. Ka thënë se Presidenti i Kosovës ia ka gjetur ilaçin Grenellit. Ka thënë se ilaçi për Grenellin është Bekim Çollaku. Nuk e ka shpjeguar në çfarë konteksti e ka thënë ilaç për Grenellin është Çollaku.
Zyrtarë dhe aktivistë të VV’së kanë pasur një fushatë kundër Grenellit për shkak të orientimeve të tij seksuale.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...