Michael Jordan s’e lejonte bashkëlojtarin të hante buke pas paraqitjeve të dobëta - Gazeta Express
string(80) "michael-jordan-se-lejonte-bashkelojtarin-te-hante-buke-pas-paraqitjeve-te-dobeta"

Michael Jordan s’e lejonte bashkëlojtarin të hante buke pas paraqitjeve të dobëta

Gazeta Express

08/05/2020 12:53

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan, e urrente të humbte aq shumë, saqë nuk e lejonte bashkëlojtarin e vet, Horace Grant, të hante bukë nëse kishte luajtur keq në ndonjë ndeshje atë natë, gjatë viteve të 90-ta.

Gazetari i famshëm që kishte shkruar për historinë e Michael Jordanit në Chicago Bulls, Sam Smith, e zbuloi këtë lajm, duke thënë se vetë lojtarët i kanë treguar atij se Jordani i detyronte stjuardesat ta kalonin Grant-in në aeroplanin e ekipit teksa shërbenin bukë, nëse ai kishte luajtur keq në ndonjë ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Lojtarë të ndryshëm vinin te unë gjatë gjithë atyre viteve dhe më thonin: “A e dini çfarë bëri ai? Ia mori ushqimin Horace-t në aeroplan sepse Horace kishte luajtur dobët””, zbuloi Smith.

“Ai u thoshte stjuardesave: “Mos e ushqeni atë, ai s’e meriton të ushqehet””.

Gjatë karrierës së tyre bashkë në Chicago Bulls, Jordan dhe Grant shijuan suksese të shumta së bashku, mirëpo ata të dy nuk e kishin marrëdhënien më të mirë të mundshme.

Ky problem u theksua edhe në episodet e dokumentarit të ESPN “The Last Dance”, kur Jordan e akuzon Grantin se kishte zbuluar sekrete për të nga brenda ekipit gjatë viteve të 90-ta, vetëm për ta bërë atë të duket më keq.

Megjithatë, Grant e mohoi këtë gjë, duke thënë se nuk i kishte treguar asgjë Sam Smithit, përkundër që ata të dy ishin shokë të mirë. /Gazeta Express/