string(84) "aeroporti-i-prishtines-njofton-per-dy-fluturimet-qe-do-te-behen-ne-zvicer-e-gjermani"

Gazeta Express

07/05/2020 9:44

Aeroporti i Prishtinës njofton për dy fluturimet që do të bëhen për Zvicër e Gjermani

Gazeta Express

07/05/2020 9:44

Aeroporti “Adem Jashari” ka njoftuar se do të ketë disa fluturime për në Zvicër dhe Gjermani.

Me datën 9 maj do të jenë dy fluturime, nga Prishtina në Dusseldorf nga ora 13:55 me kompaninë EUROWINGS dhe fluturimi tjetër nga Prishtinë në Basel nga ora 14:50, me kompaninë CHAIR.

Ndërkohë më 13 maj do të ralizohen edhe dy fluturime njëra nga Prishtina në Dusseldorf nga ora 09:15 me agjencinë EUROWINGS dhe fluturimi tjetër nga Prishtina në Stuttgart nga ora 09:55.

Po ashtu, Albinfo.ch është njoftuar se fluturime nga kompania CHAIR, do të ketë edhe më 15 maj 2020, nga Prishtina në Zurich.

Aeroporti i Prishtinës kërkon që për fluturime në kthim duhet të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe agjencitë.

Po ashtu, duhet të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare.

Rezervoni biletën tuaj të fluturimit ose rirezervoni një fluturim ekzistues që mund të keni me Chair Airline përmes internetit të Air Prishtina + 389 2 320 77 22. 22.