Në një lidhje të re dashurie, ish-banori i ‘Big Brother’ prezanton të dashurën e tij - Gazeta Express
string(81) "ne-nje-lidhje-te-re-dashurie-ish-banori-i-big-brother-prezanton-te-dashuren-e-tij"

Gazeta Express

05/05/2020 12:48

Në një lidhje të re dashurie, ish-banori i ‘Big Brother’ prezanton të dashurën e tij

Gazeta Express

05/05/2020 12:48

Ish-banori i ‘Big Brorher’, Erion Zeqiraj ka qenë pasditen e djeshme në një lidhje në ‘Skype’ me emisonin ‘Ftesë në 5’.

Zeqiraj tregoi publikisht për herë të parë, vajzën që i ka marrë zemrën e cila quhej Blerta.

Erioni dhe Blerta treguan se njihen prej disa vitesh bashkë, megjithatë prej 1 viti janë afruar më shumë me njëri-tjetrin. Tashmë dyshja bashkëjetojnë bashkë dhe Blerta ka pohuar se prindërit e saj e pritën mjaft mirë këtë lajm.

Midis të qeshurave, Erioni pohoi se pas çdo zënke situata bëhet e vështirë pasi ata nuk komunikojnë dot më sepse ajo e bën bllok në të gjithë rrjetet sociale. Padyshim që çifti shtoi se gjithçka është kalimtare dhe se tashmë ndihen shumë mirë me njëri-tjetrin, ndërsa planet për martesë ngelen të largëta./revistawho.com

Advertisement
Advertisement
Advertisement