Regjisori e kompozitori i njohur Osman Mula nuk i ka kursyer akuzat në adresë të ish- Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili javën e kaluar propozoi uljen e pagave dhe pensioneve suplementare për t’i bërë ballë pasojave ekonomike të koronavirusit.
Me tone të ashpra, Mula shkruan në rrjetin social se si ka mundësi që një njeri i tillë është deputet i kuvendit shqiptar.
“Si mundet të jesh ti deputet?! Dhe cilën parti sociale përfaqëson ti?!”-shkruan Mula.
POSTIMI I OSMAN MULËS
Ti… mor milioner pa një dit pune, që si personazh i Çehovit, dhjamosesh në çdo stinë zgjedhjesh, dhe të shkon dreqi i mendjes tek pika e dobët e perit të hollë, që dhe pensioni më i mirë nuk arrin as tek gjysma e muajit?! Dhe hedh këtë turp në Legjislacion.
As ishe ti, kur në Parlamentin e kaluar t’u heq mandati i Deputetit, i akuzuar për vjedhje pensionesh?!
“Si mund të jesh kaq fyes, i paedukate, në një kohë kur njerëzit janë të futur në shtëpi dhe media, bombardon moshën e tretë që të ruhet nga virusi, në një kohë depresioni social, ti, del dhe propozon shkurtim të pensioneve. Si mundet të jesh ti deputet?! Dhe cilën parti sociale përfaqëson ti?!
Ti… mor milioner pa një ditë pune, që si personazh i Çehovit, dhjamosesh në çdo stinë zgjedhjesh, dhe të shkon dreqi i mendjes tek pika e dobët e perit të hollë, që dhe pensioni më i mirë nuk arrin as tek gjysma e muajit?!
Dhe hedh këtë turp në legjislacion. A s’ishe ti, kur në Parlamentin e kaluar t’u heq mandati i Deputetit, i akuzuar për vjedhje pensionesh?! Po si mund të jesh ish–ministër i Shëndetësisë, i një dikasteri human, kur vetë je i pashpirt?!
Kush ta jep ty të drejtën të luash me bukën e gojës, me një plejadë njerëzish, që çdo lek e kanë fituar me djersë?! Si mundesh ti, të jesh djali i një akademiku, me gjak shkodrani, kur nuk manifeston humanizmin më minimal që duhet të të kishte buruar dhe nga origjina?! Kujtoje pak sa e kishte pensionin yt at? Pra nga ato milionat e tua, s’mund t’i bësh nder shtetit? Pse s’i bëre thirrje deputetëve të sojit tënd në Parlament: … nga shumë shtëpia që kemi, nga 1 t’ia falim këtij populli! A e di ti se një artist që ka shkruar 40 muzikë filmash u nda kjo jetë me 100 mijë lekë të vjetra pension?! Tani më thuaj, çfarë do t’i kishe marrë më tepër këtij pensioni?! Nuk po të jap më shembuj, se do të të vinte turp.
Nuk më lodh, as nuk më frikëson COVID-19, sepse se si erdhi, do iki bashkë me ajrin, por më frikëson diabolizmi i politikës së dhjamur, që nuk i lëviz asnjë nerv i damarit shqiptar. Asnjë lloj besimi fetar nuk thotë që ta ndërtosh lumturinë mbi fukarallëkun e të tjerëve.
Se dhe një shprehje e popullit thotë: Si i more do të të ikin”.