Shpallet konkursi vjetor për çmimet në artet pamore - Gazeta Express
string(50) "shpallet-konkursi-vjetor-per-cmimet-ne-arte-pamore"

Gazeta Express

28/04/2020 10:59

Shpallet konkursi vjetor për çmimet në artet pamore

Gazeta Express

28/04/2020 10:59

Ministria e Kulturës ka hapur konkursin për cmimet vjetore pamore; Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe Çmimit Vjetor për të arriturat në fushën e Artit Pamor.

Për çmimet vjetore pamore të drejtë konrkurrimi kanë vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës. 

Lexo Edhe:

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore, “Muslim Mulliqi”, u ndahet personaliteteve të shquara në fushën e artit pamor për të arriturat profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e veçantë në avancimin e artit pamor. Ky çmim mund të jepet edhe pas vdekjes së autorit.

Ndërsa, çmimi vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor, u jepet krijuesve të dalluar për të arriturat gjatë vitit paraprak. 

 Çmimi vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor, jepet për këto gjini: për pikturë; për skulpturë; për grafikë; për qeramikë; për vizatim; për dizajn grafik; për fotografi artistike;  për video art dhe art konceptual; për performancë. 

 Propozimet për kandidatët për Çmimet vjetore të artit pamor mund të bëhen përmes propozimeve nga institucione publike të shkencës dhe kulturës si dhe asocoacionet profesioniste të arteve.  

Të interesuari do të ketë kohë një muaj për të bërë propozimet e tyre në Ministrinë e Kulturës.