string(53) "asfaltohen-rruge-ne-vendbanimet-shqiptare-ne-manastir"

Gazeta Express

25/04/2020 14:35

Asfaltohen rrugë në vendbanimet shqiptare në Manastir

Gazeta Express

25/04/2020 14:35

Ka nisur asfaltimi i rrugëve nëpër vendbanimet shqiptare të Manastirit nga ana e Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”. Kështu, realizimet në infrastrukturën rrugore vijojnë në fshatrat Lazec, Kishave, Ostrec dhe Graeshnicë, përcjell GazetaExpress.

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti thotë se përveç në këto vendbanime, projekte kësisoj do të fillohet edhe në komuna tjera shqiptare.

Asfaltohen rrugë në vendbanimet shqiptare në Manastir

“Ne sot bëjmë asfaltimin e rrugëve në fshatrat shqiptare këtu në Manastir, siç janë Lazec, Kishave, Ostrec dhe Graeshnicë ku do të fillojmë edhe në komuna tjera shqiptare. Vitin 2019 ne punuam në shumë komuna dhe asfaltuam shumë rrugë dhe në vitin 2020 kishim në plan për të asfaltuar shumë rrugë, por shkaku i gjendjes së pandemisë Kovid-19 vazhdojmë me një intensitet pak më të dobët. Shpresojmë se me kalimin e gjendjes së jashtëzakonshme do të nisim intensivisht me plan-programin tonë dhe do të asfaltohen edhe shumë rrugë”, thotë drejtori Memeti.

Ndryshe, vlen të theksohet se nga kjo Ndërmarrje kohë më parë janë pastruar edhe autostradat dhe u vendosen rrethoja sipas standardeve evropiane./GazetaExpress/B.Lika/