Premierliga cakton datën për rinisjen e sezonit - Gazeta Express
string(47) "premierliga-cakton-daten-per-rinisjen-e-sezonit"

Gazeta Express

18/04/2020 10:21

Premierliga cakton datën për rinisjen e sezonit

Gazeta Express

18/04/2020 10:21

8 qershori është data kur Premierliga shpreson të rinisë sezonin 2019/20

Për shkak të virusit vdekjeprurës, COVID-19, gjithçka në botë është paralizuar, po ashtu edhe futbolli, që ka më shumë se një muaj që është ndërprerë.

Tani, UEFA po bën të pamundurën që në bashkëpunim me udhëheqësit e ligave, të gjejë një gjuhë të përbashkët për të rinisur sezonin, gjithmonë nëse koronavirusi do të dobësohet me kalimin e ditëve, javëve.

Derisa Serie A po planifikon të rinisë sezonin në fund të majit, Premierliga, sipas Sky Sports, ka caktuar datën 8 qershor për zbritjen e ekipeve në fushë.

Nëse kjo ndodh, atëherë parashikohet që edicioni të përfundojë para fundit të korrikut. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement