15 vite më parë, Zlatan Ibrahimovic shënoi het-trikun e parë në Serie A në ndeshjen që Juventusi e shkatërroi Leccen 5-2.
Ibrahimovic gëzoi sezon debutues fantastik edhe pse shumë dyshonin se do të përsërisë atë që bënte te Ajaxi.
Ai shënoi 16 gola dhe dhuroi shtatë asiste në sezonin 2004/05, duke shfrytëzuar problemet me lëndime të David Trezeguet.
https://www.youtube.com/watch?v=Wcb6xk7_ek4
Tri nga këto gola erdhën më 17 prill, 2005, kundër Lecces.
Ishte het-triku i parë në Serie A, pas të shumtëve që ka realizuar ndër vite.
Ibra është futbollisti i vetëm në histori që ka shënuar të paktën 10 gola me fanellën e Milanit, Juventusit dhe Interit në Serie A.
Sot, pjesë e Milanit – 38 vjecari numëron 540 gola në karrierë me klube dhe kombëtare. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...