Ndikimet e padukshme të pandemisë COVID-19 te gratë - Gazeta Express
string(51) "ndikimet-e-padukshme-te-pandemise-covid-19-te-grate"

Gazeta Express

17/04/2020 11:39

Ndikimet e padukshme të pandemisë COVID-19 te gratë

Gazeta Express

17/04/2020 11:39

Ne kemi nevojë për politikëbërje të vetëdijshme për çeshtjet gjinore, për të siguruar që urgjencat e ardhshme të shëndetit publik të marrin parasysh nevojat diferenciale të burrave dhe grave. Përderisa pritet që dëmi kolateral i pandëmisë të jetë më i lartë sesa dëmi i shkaktuar nga vetë virusi korona, mendohet se këto dëme fatkeqësisht do të prekin më së shumti gratë. Rrjedhimisht edhe shëndeti i tyre mendor do të jetë më i brishtë, me më shumë rrezik per shafqën e çrregullimeve psikologjike.

Brikena Krasniqi Hoti

Lexo Edhe:

Sipas OBSH-së , ekzistojnë dallime gjinore edhe në shëndetin mendor. “Depresioni, ankthi, shqetësimi psikologjik, dhuna seksuale, dhuna në familje , përshkallëzimi i përdorimit të substancave, prekin gratë në një masë më të madhe sesa burrat nëpër vende të ndryshme dhe ambiente të ndryshme në botë. Presionet e krijuara nga rolet e tyre të shumta, diskriminimi gjinor dhe faktorët shoqërues të varfërisë, urisë, kequshqyerjes, punës së tepërt, dhunës në familje dhe abuzimit seksual, kombinohen si përgjegjësi për shëndetin e dobët mendor të grave. Ekziston një lidhje pozitive midis shpeshtësisë dhe ashpërsisë së faktorëve të tillë shoqërorë dhe shpeshtësisë dhe ashpërsisë së problemeve të shëndetit mendor te grate”.

Në anën tjetër, pasojat e pandemisë COVID-19 për shoqërinë në përgjithësi, e në shëndetin mendor ne veçanti mbetën për studiuar. Sidoqoftë, ne tashmë mund të parashikojmë ndikimin e pandemisë në situatën e grave në vendin tonë. Statusi shoqëror, pavarësia ekonomike mirëqenia e tyre emocionale, veçanërisht ajo e nënave beqare, është në rrezik. Kjo mund të jetë për disa arsye:

  1. Me rritjen e shpejtë të numrit të personave të infektuar me koronavirus dhe ata që sëmuren, ngarkesa më e madhe për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe punëtorët shëndetësor -është rritur ndjeshëm. Kjo ngarkesë në pjesë të madhe bie tek gratë, kryesisht stafi i mesëm mjekësor, ku dominon gjinia fëmerore. Shumë prej tyre kanë fëmijë që qëndrojnë në shtëpi gjatë karantinës, ose të moshuar për të cilët duhet të kujdesën. Për më tepër presioni i madhë që këto gra të mbajnë edhe orë standarde të punës gjatë kësaj periudhe, njëkohësisht edhe barrën kryesore të punëve në shtëpi, rrit ndjeshëm ekspozimin e tyre ndaj stresit, ankthit dhe vështirësive tjera emocionale.
  2. Normat sociale ekzistuese bëjnë qe gratë, përfshirë ato të punësuara, bëjnë më shumë punë shtëpiake dhe kanë më pak kohë të lirë se partnerët e tyre meshkuj. Për shkak të mbylljes së shkollës, barra  për t’u kujdesur për fëmijët e vegjël, për tu siguruar që fëmijtë po ndjekin mësimin online si dhe kujdesi për të sëmurët në shtëpi, barra kryesore bie tek gratë. Rritja e përgjegjësive, si punë e papaguar në shtëpi, shton barrën e tyre ekzistues, me efekte të dëmshme në mirëqenien e tyre fizike dhe mendore.
  3. Pandemia ka vështirësuar qasjen në shëndetin seksual dhe riprodhues, në kohën kur ndoshta është më shumë e nevojshme, duke rrezikuar rritjen e shtatëzënive të padëshirueshme, mundësinë e aborteve të pasigurta dhe transmetimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. P.sh shtatëzania e paqëllimtë ose e padëshiruar, shoqërohet me 20-22% shanse më të mëdha të përjetimit të depresionit të nënës pas lindjes.
  4. Në kohë krize të tilla si kjo pandemi, gratë dhe vajzat janë në rrezik më të lartë të dhunës nga bashkëshorti, partneri  apo dhe forma të tjera tëdhuna në familje për shkak të tensioneve të ngritura në familje. Shumë mirë që tashëm janë marrë masa për tu adresuar dhuna në familje.  Por edhë në kohën para pandemisë, ne e dimë se shumë prej këtyre rasteve të raportuara, kanë mbetur të patrajtuara si duhet. E në shumë raste, vet raportimi i dhuëns ka pasur efekte “bumerang” për vet gruan duke e përkeqësur situatën, sepse ndihma dhe shërbimet që marrin janë afatshkurta, ku gruaja ose do të mbetët në rrugë ose duhet të kthehet tek dhunuesi.  Dhuna në familje zakonisht i referohet rasteve të dhunës fizike. Po dhuna psikologjikë e seksuale që gratë e përjetojnë nga burrat apo partnerët e tyre?

UNFPA në një shënim udhëzues që ka publikuar,  “COVID-19: A Gender “ ka potencuar se “Përhapja e sëmundjeve ndikon ndryshe tek  gratë dhe burrat, dhe epidemitë bëjnë  që pabarazitë ekzistuese për gratë dhe vajzat të përkeqësohen.” Po ashtu në mesin  disa pikave aty përmendent që “Konsiderojeni se si përvoja e karantinës mund të jetë e ndryshme për gratë dhe burrat, pasi që ata kanë nevoja të ndryshme fizike, kulturore, sigurie dhe sanitare.  Shtëpia mund të mos jetë vend i sigurt për disa gra dhe me të vërtetë mund të rrisë ekspozimin ndaj dhunës fizike, psiqike dhe seksuale.  UNFPA po ashtu potencon përfshirjen e grave në marrjen e vendimeve për gatishmëri dhe reagim ndaj shpërthimit të pandemisë si dhe përfaqësimin e grave në hapësirat politike vendore në ballafaqim me pandeminë  COVID-19.

Pra, ne kemi nevojë për politikëbërje të vetëdijshme  për çeshtjet gjinore,  për të siguruar që urgjencat e ardhshme të shëndetit publik të marrin parasysh nevojat diferenciale të burrave dhe grave. Përderisa pritet që dëmi kolateral i pandëmisë të jetë më i lartë sesa dëmi i shkaktuar nga vetë virusi korona, mendohet se këto dëme fatkeqëisht do të prekin më së shumti gratë. Rrjedhimisht edhe shëndeti i tyre mendor do të jetë më i brishtë, me më shumë rrezik per shafqën e çrregullimeve psikologjike.

Autorja është Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë