Prej një mëse një muaji Shqipëria ndodhet në karantinë për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Në këto kohë të koronavirusit, shumë qytetarë shqiptarë janë përballur me rritjen e çmimeve të një sërë produkteve që shiten në dyqane. Por në veçanti shqetësuese kanë qenë rritjet e produkteve ushqimore, përfshi këtu edhe ato më baziket.
Një qytetare nga Tirana ka denoncuar me foto, sesi abuzohet me rritjen e çmimeve. Përmes një denoncimi në portalin JOQ, qytetarja nga kryeqyteti ka përcjellë rritjen e çmimeve në një market të vendit, që ka zinxhirë dyqanesh. Qytetarja thotë se çmimet po ndryshojnë brenda ditës, teksa liston një sërë produktesh ushqimore dhe higjenike.
Denoncimi, i përcjellë nga portali JOQ:
“Jam nje banuese ne Misto Mame Tirane, doja te pyesja keto rrjetet e Big Marketit a i kontrollon njeri? i ndryshojne cmimet e produkteve perdit. i kan rritur cmimet e te gjitha produkteve. te vij nje njeri te kontrolloj nje her sepse po i fundosin njerzit. nga behet kjo rritje nga kompania e produktit apo nga keta vet? Qumeshti 1 l nga 145 ishte ber 170. Bishti pastrimit nga 80 lek esht ber 120 lek. Deka klor nga 90 esht ber 115. Chef nga 145 esht ber 175 lek. Bigu qe frekuentoj esht perball Ales Bar afer rruges se qelqit. Ndergjegjesohuni e ju njerez nese e shikoni qe po abuzojn lerjani produktet, nuk eshte turp te mos e paguash. anonim dhe postojeni ju lutem”