Ish-futbollisti i “Rossoneri”, Marco Simone e ka këshilluar klubin italian që ta transferojë sulmuesin argjentinas të Interit
Milani duhet ta transferojë Mauro Icardin gjatë verës që vjen për ta ngritur sulmin e tij në nivele të larta, shkruan Gazeta Express.
Kjo është këshilla që e ka marrë gjiganti italian nga ish-futbollisti i “Rossoneri”, Marco Simone.
Sulmuesi argjentinas aktualisht është i huazuar në Paris Saint-Germain, por gjatë verës pritet të rikthehet në Inter.
“Nerazzurri” nuk duken të interesuar për ta mbajtur ish-futbollistin e Sampdorias në ekip.
Prandaj, Icardi duhet ta gjejë një klub të ri.
Simone mendon se Kuqezinjtë kanë nevojë pikërisht për një futbollist të profilit të Icardit.
Icardi i ka realizuar 20 gola në 31 ndeshje për PSG-në këtë sezon deri tash.
Interesim për përfaqësuesin argjentinas ka shfaqur edhe Juventusi në Itali. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...