Ronaldo me shokë, 1 milion euro për futbollin amator - Gazeta Express
string(51) "ronaldo-me-shoke-1-milion-euro-per-futbollin-amator"

Gazeta Express

14/04/2020 15:20

Ronaldo me shokë, 1 milion euro për futbollin amator

Gazeta Express

14/04/2020 15:20

“CR7”, së bashku me shokët e Kombëtares së Portugalisë do ta ndihmojnë futbollin amator portugez

Cristiano Ronaldo vazhdon të tregohet shembull për futbollistët tjerë, shkruan Gazeta Express.

Pasi i dhuroi 1 milion euro për një spital portugez, për t’u përballur me krizën e koronavirusit, ylli portugez ka “goditur” përsëri.

35 vjeçari, së bashku me shokët tjerë të Kombëtares së Portugalisë, kanë vendosur të heqin dorë nga një pjesë e bonusit të paraparë për kualifikim në Euro 2020.

Një shifër prej 1 milionë eurosh, që i bie gjysma e bonusit të skuadrës, do të ndahet për futbollin amator portugez.

Kjo është kategoria që është goditur më së shumti nga pandemia koronavirus.

Ronaldo është treguar gjithmonë solidar dhe është futbollisti më human në botë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement