“Lojtarët e Man City janë anashkaluar për çmimet individuale” - Gazeta Express
string(59) "lojtaret-e-man-city-jane-anashkaluar-per-cmimet-individuale"

Gazeta Express

13/04/2020 19:40

“Lojtarët e Man City janë anashkaluar për çmimet individuale”

Gazeta Express

13/04/2020 19:40

Bernardo Silva beson se lojtarët e Manchester City janë anashkaluar për çmimet individuale.

City e ka fituar katër herë Premierligën që kur quhet kështu, por asnjëherë një lojtar i tyre nuk është shpallur më i mirë, derisa Liverpool, që nuk ka triumfuar, ka pasur katër fitues, Tottenhami 3, pa fituar titullin.

Portugezi bëri sezon mbreskënës me Cityn duke ndihmuar të fitojë tre trofe dhe ishte në listë për Topin e Artë, por Silva thotë se lojtarë si Kevin De Bruyne dhe Raheem Sterling apo edhe Sergio Aguero kanë qenë të pafat që nuk kanë fituar çmime.

“Tre sezone më parë, ne fituam Ligën, Liverpooli ishte 30 pikë prapa dhe Kevin De Bruyne pati sezon të pabesueshëm. Mo Salah shënoi shumë gola, ai është lojtar i mirë, më pëlqen, por ia dhanë çmimin atij para De Bruyne”, tha Silva në Instagram.

“Një sezon më parë, Sterling ishte në garë me Van Dijk. Ishte shumë ngushtë, por ia dhanë Van Dijkut”.

“Këtë sezon, De Bruyne pati paraqitje mbresëlënëse, jemi prapa në renditje… dhe ndoshta për shkak të Liverpooli janë kampion, çmimi do të shkojë për ta sërish”.

“David Silva, Kun Aguero kurrë se kanë fituar çmimin e më të mirit në Angli. Nuk po dua të nxisë debat, as polemika, thjesht është diçka e vërtetë që kemi parë të ndodhë ndër vite”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement