string(58) "termet-ne-shqiperi-epiqendra-njelloj-me-ate-te-26-nentorit"

Gazeta Express

13/04/2020 18:57

Tërmet në Shqipëri, epiqendra njëlloj me atë të 26 nëntorit

Gazeta Express

13/04/2020 18:57

Janë ndier sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri. Magnituda e tërmetit rezulton të jetë e ulët, 3.3 rihter, por ajo që bie në sy është fakti se epiqendra është në detin Adriatik, fare pranë vendit ku u gjenerua tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 rihter.

Sipas EMC-së, thellësia e epiqendrës ka qenë 2 kilometra dhe rreth 21 km nga Durrësi./Express