string(94) "shkoi-per-vizite-tek-djali-ne-new-york-vdes-nga-koronavirusi-ish-keshilltari-bashkiak-i-lezhes"

Gazeta Express

13/04/2020 13:27

Shkoi për vizitë tek djali në New York, vdes nga koronavirusi ish- këshilltari bashkiak i Lezhës

Gazeta Express

13/04/2020 13:27

Një ish zyrtar lokal në Lezhë humbi jetën nga COVID-19 në New Jork.

Agron Vraja ish- këshilltar bashkiak dhe drejtues i Partisë Demokracia Sociale prej disa vitesh, humbi betejën me virusin.

Vraja kishte shkuar në New York të vizitonte djalin që e kishte me studime atje ku dhe është infektuar.

Ai ishte babai i dy fëmijëve, dhe së fundmi punonte si specialist pranë këshillit të qarkut Lezhe.

Lajmi është bërë publik nga shumë miq të tij në rrjetet sociale të cilët kanë shprehur dhimbjen për vdekjen e parakoshme të Vrajes.