Në fushë ai fitoi gjithçka. Tani, Gianluca Vialli ka përfunduar me sukses edhe “ndeshjen” e tij më të rëndësishme, atë kundër kancerit.
Ish-sulmuesi i shquar italian i Juventusit dhe Chelsea, për “La Repubblica” ka zbuluar se e ka përfunduar ciklin e kimioterapisë dhe nuk ka më shenja nga sëmundja e keqe.
“Unë jam mirë. Testet nuk tregojnë më shenja të sëmundjes. Jam i lumtur”, tha Vialli.
Vialli, gjithashtu, foli për situatën e tij aktuale, por edhe krizën globale të koronavirus, duke e quajtur veten me fat që e kaloi sëmundjen.
“Të jesh i lumtur do të thotë ta shoh veten në pasqyrë, të shoh flokët e mia të rriten, të mos më bien edhe vetullat. Ndihem me fat, mendoj për ata që janë dërguar në spitale dhe po vdesin të vetmuar nga koronavirus. Është një moment i tmerrshëm. Do të jetë fantastike kur të kthehet sporti. Emocionet dhe kujtimet do të na ndihmojnë të rikthehemi plotësisht në jetën tonë normale”, shtoi ai.

Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...