Ylli i Bayern Munich: E pamundur të përfundojë sezoni në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(74) "ylli-i-bayern-munich-e-pamundur-te-perfundoje-sezoni-ne-ligen-e-kampioneve"

Gazeta Express

12/04/2020 10:59

Ylli i Bayern Munich: E pamundur të përfundojë sezoni në Ligën e Kampionëve

Gazeta Express

12/04/2020 10:59

Futbolli është pezulluar gati në të gjithë Botën, me disa përjashtime të vogla. E gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të koronavirusit, që ende nuk dihet se kur mund të ndalet.

Nga raportimet e fundit në media thuhet se sezoni mund të rinisë në fund të muajit maj, por në lidhje me këtë gjë Lucas Hernandez shfaqet skeptik.

Ylli i Bayernit ka folur për “L’Equipe” dhe është shprehur se i duket e pamundur që Liga e Kampionëve të përfundojë këtë sezon.

“Mendoj se Liga e Kampionëve është e pamundur që të përfundojë këtë sezon. Do të ishte arritje e madhe nëse përfundojnë kampionatet. Championsi nuk besoj se mund të luhet këtë sezon”, shprehet Lucas Hernandez.

Advertisement
Advertisement
Advertisement