Flet virologu i njohur: UEFA e ka kuptuar se sezoni ka mbaruar - Gazeta Express
string(61) "flet-virologu-i-njohur-uefa-e-ka-kuptuar-se-sezoni-ka-mbaruar"

Gazeta Express

11/04/2020 20:53

Flet virologu i njohur: UEFA e ka kuptuar se sezoni ka mbaruar

Gazeta Express

11/04/2020 20:53

Në fillimin e prillit, Jupiler Pro League ka dekretuar fundin e kampionatit duke ia dhënë titullin Brugge-it. Një vendim që nuk u pëlqye aspak nga UEFA, që ka kërcënuar ta përjashtojë klubet belge nga kompeticionet europiane.

Kampionati belg ka qenë i vetmi që ka marrë një vendim të tillë dhe një nga këshilltarët ka thënë se edhe UEFA mund të ndjekë të njëjtën rrugë. Këshilltari i kampionatit në fjalë është Marc van Rast, virolog i njohur belg, që në një intervistë për Het Nieuwsblad ka folur për situatën aktuale të futbollit:

“Kam përshtypjen se UEFA po fillon ta konsiderojë idenë se nuk do  të mund ta përfundojë këtë sezon. Piku i infektimeve është afër rënies. Askush nuk mund të fajësojë kampionatin belg për vendimin që ka marrë”, ka thënë ai.

“Pro League ka kuptuar se do të duheshin 3-4 javë për përgatitjen e lojtarëve, kështu që nuk e ka konsideruar realiste hipotezën për rifillimin e kompeticioneve aktuale. Evenimentet sportive dhe koncertet do të jenë të fundit që do të marrin leje nga qeveritë”. /Telesport/

Advertisement
Advertisement
Advertisement