Agjenti i James në bisedime me Juventusin dhe Man Unitedin - Gazeta Express
string(58) "agjenti-i-james-ne-bisedime-me-juventusin-dhe-man-unitedin"

Gazeta Express

11/04/2020 14:59

Agjenti i James në bisedime me Juventusin dhe Man Unitedin

Gazeta Express

11/04/2020 14:59

Premierliga ose Serie A do të jetë destinacioni i ardhshëm i Rodriguez, e duan Juve dhe Man United

Pas La Ligës dhe Bundesligës, James Rodriguez do të kërkojë një tjetër aventurë.

Sipas asaj që raporton AS, lojtari tashmë ka vendosur 100% të largohet nga Real Madridi pas dështimit ta bindë Zinedine Zidanen edhe pas rikthimit në “Santiago Bernabeu”.

Juventusi dhe Manchester United kanë shfaqur interesim për 28 vjecarin, duke mos e përjashtuar Arsenalin.

Madje AS raporton se tashmë agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka nisur bisedimet me klubet e lartpërmendura dhe cila do të ofrojë kushtet e kërkuara, do të rrëmbejë xhevahirin e Kolumbisë.

James ishte thjesht i mrekullueshëm në sezonin e parë me Carlo Ancelottin në Madrid, por me ardhjen e Rafa Benitez e më pas Zinedine Zidane, çdo gjë ndryshoi dhe shpreson që nga sezoni ardhshëm të gjejë klubin ideal ku do të tregonte vlerën e tij

James ka zhvilluar 137 paraqitje me fanellën e bardh, ka shënuar 38 gola. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement