Mediet serbe: Gjukanoviq është infektuar nga koronavirusi - Gazeta Express
string(57) "mediumi-serbe-gjukanoviq-eshte-infektuar-nga-koronavirusi"

Mediet serbe: Gjukanoviq është infektuar nga koronavirusi

Gazeta Express

09/04/2020 7:52

Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është infektuar nga koronavirusi, sipas raportimit të mediave serbe.

Gazeta serbe, Alo, shkruan sot se Gjukanoviq ka dy ditë që është i sëmurë me koronavirus dhe “është në gjendje shumë të rëndë”, por siç shkruan ky medium, shteti malazez po tenton ta fsheh këtë informacion.

Lexo Edhe:

Gjukanoviq, shkruan kjo gazetë, nuk është paraqitur në media ditëve të fundit dhe “njoftimet zyrtare në emër të tij” dërgohen nga kabineti i Presidentit të Malit të Zi sikur gjithçka është në rregull.

Mali i Zi ishte vendi i fundit në rajon që regjistroi rastin e parë me koronavirus.