Shqiptari nga Fieri humb jetën në Maqedoninë e Veriut, pozitiv me koronavirus - Gazeta Express
string(76) "shqiptari-nga-fieri-humb-jeten-ne-maqedonine-e-veriut-pozitiv-me-koronavirus"

Shqiptari nga Fieri humb jetën në Maqedoninë e Veriut, pozitiv me koronavirus

Gazeta Express

08/04/2020 22:09

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një person i moshës 44-vjeçare, tek i cili postmortum është konfirmuar prania e koronavirusit.

Siç kanë njoftuar autoritetet e Komunës së Kavadarit, bëhet fjalë për një punëtor ndërtimi nga Shqipëria, nga Fieri që kishte qëndruar në këtë qytet i vetëm në banesë me qira.

Lexo Edhe:

Siç thuhet, ai nga 31 Marsi nuk kishte shkuar në punë dhe supozohet se ka vdekur para tri ditëve. Nuk ka qenë i regjistruar si i sëmurë dhe as që ka kërkuar ndihmë mjekësore, thonë autoritetet shëndetësore në Kavadar.

Klan Macedonia