Futbollisti kosovar: Qysh me zvogëlu rrogën kur s'jam paguar që tre muaj? - Gazeta Express
string(70) "futbollisti-kosovar-qysh-me-zvogelu-rrogen-kur-sjam-paguar-qe-tre-muaj"

Moral Pozhegu

08/04/2020 19:28

Futbollisti kosovar: Qysh me zvogëlu rrogën kur s’jam paguar që tre muaj?

Moral Pozhegu

08/04/2020 19:28

Pandemia koronavirus e ka thelluar edhe më shumë krizën e klubeve kosovare. Futbollistët ankohen se nuk kanë marrë rrogë deri në tre apo katër muaj

Klubet kosovare vazhdojnë të përballen me probleme financiare, tash e afro 21 vjet pasluftës, shkruan Gazeta Express.

Me probleme të tilla po përballet edhe klubi i futbollit Ferizaj.

E krizën e këtij klubi, por edhe të disa të tjerave të IPKO Superligës së Kosovës në futboll e ka thelluar pandemia koronavirus.

Futbollistët e Ferizajt nuk marrin rrogë qe tre muaj, ndërsa tash kanë hyrë në muajin e katërt pa u paguar.

Kjo situatë e rëndon tej mase pozicionin e futbollistëve, një pjesë e mirë e të cilëve janë kryefamiljarë dhe që varen pikërisht nga të ardhurat nga futbolli.

I tillë është edhe Viktor Kuka, mbrojtës i Ferizajt, i cili e ka shprehur këtë problem përmes rrjeteve sociale.

Derisa në klubet evropiane po diskutohet për uljen e përkohshme të rrogave të futbollistëve derisa të kalojë virusi COVID-19, futbollisti kualitativ e ka një problem tjetër: se si ta mbajë familjen kur s’është paguar në muajt e fundit!

“Qysh me zvoglu rrogën kur skom marr qe 3 muj!?, ka shkruar mbrojtësi i djathtë i Ferizajt në Facebook, duke ua përkujtuar komentuesve se mospagesa i shkakton telashe pasi me paratë e rrogës do të duhej ta mbante familjen.

Shqetësimin e tij e kanë shfaqur edhe futbollistët tjerë të Ferizajt.

Tash kur koronavirusi ka ndikuar në krizën e klubeve, shpresat e futbollistëve janë edhe më të vogla që t’i marrin paratë që ju takojnë.

Ky klub nuk është i vetmi në elitën e futbollit kosovar që iu ka borxh lojtarëve, pra që luan me djersën dhe mundin e tyre.

E mos të flasim për klubet e Ligës së Parë, asaj të Dytë… /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement