Malisheva ndan nga 100 euro për çdo nënë që lindi foshnje në vitin 2019 dhe 2020 - Gazeta Express
string(80) "malisheva-ndan-nga-100-euro-per-cdo-nene-qe-lindi-foshnje-ne-vitin-2019-dhe-2020"

Malisheva ndan nga 100 euro për çdo nënë që lindi foshnje në vitin 2019 dhe 2020

Gazeta Express

08/04/2020 14:13

Në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për përkrahje financiare për nënat që lindin fëmijë, dje është bërë ekzekutimi i mjeteve për 400 nëna të cilat kanë lindur fëmijë gjatë vitit 2019 dhe në vitin 2020 (deri më tani). Numri i nënave që kanë lindur dhe kanë aplikuar që të jenë përfitues të kësaj përkrahje, është 400, ndërsa shuma e pagesës sipas vendimit, është nga 100 euro.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, ka bërë të ditur se “ekzekutimi i mjeteve është bërë dhe në këtë rast, kanë përfituar 400 nëna, të cilat kanë aplikuar për të qenë pjesë e kësaj përkrahje”.

Lexo Edhe: