Vdes ish-trajneri i Real Madridit dhe Barcelonës - Gazeta Express
string(48) "vdes-ish-trajneri-i-real-madridit-dhe-barcelones"

Gazeta Express

06/04/2020 21:32

Vdes ish-trajneri i Real Madridit dhe Barcelonës

Gazeta Express

06/04/2020 21:32

Bota e futbollit sot i thotë lamtumirë Radomir Antic

Në moshën 71 vjeçare Radomir Antic ka ndërruar jetë sot, siç raportohet nga Atlético Madrid përmes një deklarate në faqen e saj të internetit, në ‘Twitter’.

Ai ka pas probleme shëndetësore që një kohë.

Antic ka qenë trajner i Realit një sezon, edhe i Barcelonës një sezon, derisa 5 vjet ka qenë i ulur në stolin e Atletico Madrid.

Ai është trajneri i vetëm që ka arritur të menaxhojë tre klubet më të mëdha në futbollin spanjoll: Real Madrid, Atlético de Madrid dhe Barcelona.

Asnjë trajner tjetër në histori nuk është ulur në stolin e të tre rivalëve të përjetshëm. /Gazeta Express/