Fifi e pranon se është e dashuruar, mes lotësh rrëfen planet për dasmën - Gazeta Express
string(70) "fifi-e-pranon-se-eshte-e-dashuruar-mes-lotesh-rrefen-planet-per-dasmen"

Gazeta Express

06/04/2020 12:52

Fifi e pranon se është e dashuruar, mes lotësh rrëfen planet për dasmën

Gazeta Express

06/04/2020 12:52

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi gjatë intervistës më të fundit me Ardit Gjebrean rrëfeu shumë detaje të pathëna nga jeta e saj private.

E pyetur nëse është e dashuruar, këngëtarja u përgjigj se është e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, por emrin e tij ka vendosur mos e tregojë kurrë.

Fifi: Po jam shumë vallai. Këtë pyetje nuk duhet të ma bënin se tani prishet grimi.

Ardit Gjebrea: Me kë je e dashuruar?

Fifi: Jam e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, të cilin kam vendosur mos e tregoj emrin kurrë në jetën time.

Ardit Gjebrea: Po një ditë do ta marrim vesh apo jo?

Fifi: Po nëse duhet të dalë ndonjëherë del!

Ardit Gjebrea: Po nëse do ketë mend në kokë që të të meritojë!

Fifi: Ai mend në kokë ka, por…

Ardit Gjebrea: Ti dasmën do ta bësh në Prishtinë apo në Tiranë?

Fifi: Duhet ta shoh, se akoma se kam vendosur.

Ardit Gjebrea: Sa ditë do ta bësh dasmën?

Fifi: Do ta bëj siç e thotë tradita shqiptare, një javë dasmë.

Fifi tregohet e sinqerte: Jam e dashuruar koke e kembe, emrin e djalit nuk do ta them kurre

Advertisement
Advertisement
Advertisement