Edhe futbollistët e Atletico Madrid kanë pranuar ta ulin pagën prej 70 për qind - Gazeta Express
string(79) "edhe-futbollistet-e-atletico-madrid-kane-pranuar-ta-ulin-pagen-prej-70-per-qind"

Edhe futbollistët e Atletico Madrid kanë pranuar ta ulin pagën prej 70 për qind

Gazeta Express

02/04/2020 17:27

Pasi Barcelona vendosi t’ua ulë lojtarëve pagat për 70 për qind me mënyrën ERTE siç njihet në Spanjë, që i bie se paga do të ulet vetëm për një afat të caktuar dhe pastaj do të kthehet gjithçka në normalitet, këtë e ka bërë edhe Atletico.

Sipas mediave spanjolle, futbollistët e Atletico Madridi do të shkurtojnë pagat për 70 % në mënyrë që klubi të paguajë rrogat e 430 punëtorëve.

Lexo Edhe:

Në këtë do të preken ekipi i parë i Atleticos, ekipi B dhe po ashtu ekipi i fermave, që të gjithë kanë rënë dakord dhe kanë nënshkruar marrëveshje me klubin.

Vetëm kur gjendja të kthehet në normalitet për shkak të COVID-19, atëherë futbollistët do të marrin pagën e plot sipas kontratave me klubin. /Gazeta Express/