Konkurs për “Librin e Karantinës”, afati i dorëzimit të dorëshkrimeve deri në 15 maj - Gazeta Express
string(81) "konkurs-per-librin-e-karantines-afati-i-dorezimit-te-doreshkrimeve-deri-ne-15-maj"

Gazeta Express

01/04/2020 23:02

Konkurs për “Librin e Karantinës”, afati i dorëzimit të dorëshkrimeve deri në 15 maj

Gazeta Express

01/04/2020 23:02

Duke iu referuar të shkuarës ku disa shkrimtarë si Shekspiri, Çehovi, apo Pushkini, në kohë izolimi i dhuruan lexuesit kryevepra të letërsisë botërore, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Tiranë  i fton autorët shqiptarë në një konkurs për krijimtarinë më të mirë nën titullin “Libri i Karantinës”.

Gjinia në konkurrim është në prozë dhe afati i fundit për të dorëzuar dorëshkrimin është 15 maji.

Fituesi do të jetë vetëm një. Do të gjykohet nga një juri me profesionistë të fushës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do t’i mundësojë botimin./ Vizion Plus