Mustafa: Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm - Gazeta Express
string(65) "mustafa-kosova-do-te-furnizohet-me-miell-dhe-grure-te-mjaftueshem"

Mustafa: Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm

Gazeta Express

01/04/2020 15:04

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve dhe përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë për të diskutuar furnizimin me grurë dhe miell në vendin tonë gjatë gjendjes emergjente të shkaktuar nga COVID-19.

“Do të vazhdojmë të koordinohemi në mënyrë që Qeveria, bujqit, mullisët dhe rrjetet e shitjes me pakicë të krijojnë kushtet më të volitshme të mundshme, në këto rrethana, për të arritur tri objektiva njëkohësisht: sigurimi i sasive të mjaftueshme dhe çmimeve të përballueshme të miellit për qytetarët, mbrojtja dhe përkrahja e bujqve dhe përkrahja e prodhuesve vendorë”, u shpreh Mustafa.

Lexo Edhe:

Ndërsa, Rrjeti i Shitësve me Pakicë dhe Shoqata e Mullisëve e siguruan ministrin Mustafa se, momentalisht, në Kosovë ka furnizim të mjaftueshëm me grurë dhe miell për nevojat e konsumit të rregullt.

MBPZHR-ja është në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me MEPTINIS, MFT dhe institucionet tjera publike dhe private për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me lëndë të parë dhe me ushqim për qytetarët, blegtorinë dhe shpezëtarinë në vendin tonë.