Qeveria, përmes një dekreti që ka fuqi ligjore, ka vendosur, që të mos vjetrohen procedurat e ndjekjes penale, mëson Alsat, përcjell Express.
Ky dekret do të hyjë në fuqi, nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe do të zgjasë deri sa të përfundojë.
Shtyhet për më tej lëshimi i akteve të referimit, për dënime me burg deri në 3 vjet, deri më 1 shtator.
Gjykatësit që duhet të dalin në pension gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, do të qëndrojnë në detyrë derisa ta përfundojnë rastin e nisur.
Gjykatësit që mund të jenë pozitivë me koronavirus, Këshilli gjyqësor duhet tu gjejë zëvendësim të duhur për ta dhe gjykimet të vazhdojnë.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...