Antonio Cassano ka deklaruar se Lionel Messi është më i mirë se Diego Maradona për shkak se është duke bërë “të njëjtat gjëra që 15 vite”.
Messi ka qenë në maje që kur u shfaq në skenë në sezonin 2004/05 dhe që atëherë, ai vazhdimisht ka shënuar e thyer rekorde, veçuar nga viti 2008 me Pep Guardiolën ku nisi të shpërthejë me gola.
Derisa sot, ai ka shënuar gola të panumërta dhe ka shkruar histori, andaj sipas Cassanos, s’ka një tjetër si Leo.
“Maradona ka bërë diçka që nuk është parë më parë për 4-5 vite, por Messi e ka bërë gjënë e njëjtë për 15 vite”, tha ai.
“Ai ka shënuar 710 gola dhe ka dhuruar 300 asiste. Kur ai luan, ekipi i tij shkon në avantazh 1-0 pa filluar takimi”. /Gazeta Express/