Mirsad Shkreta, dikur kandidat për deputet, tash këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, është emëruar anëtar i Bordit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Vendimi është marrë të premten në mbledhjen e 17-të të Qeverisë së Kosovës.
Qeveria në dorëheqje e ka shkarkuar Bordin e QKUK’së dhe menjëherë e ka emëruar të riun. Aty e kanë derguar Mirsad Shkreten, keshilltar i Ministrit te Shendetesise.
Mirsad Shkreta, aktualisht Këshilltar Arben Vitisë, është deleguar në Bord si përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë.
Shkreta kishte dështuar të bëhej deputet i Parlamentit më 2017 kur kishte marrë vetëm 3 mijë e 387 vota më 2017.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...