Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratës së Avdullah Hotit, ku ky i fundit tha se bëri mirë që nuk e la Abazin e Lëvizjes Vetëvendosjes të vijë në Lidhjen Demokratiket të Kosovës. Abazi e quajti Hotin postier i kreut të LDK’së, Isa Mustafës dhe mashë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
“Hoti është postier i Mustafës dhe një mashë e Thaçit. Dëshmi janë edhe transkriptet e takimeve dhe sjellja e tij jokolegjiale në secilin takim me kolegët ministra. Pervec takimeve ku jane zhdukur transkriptet dhe rexhistrimet”, ka thwnw Abazi.
“Më 2018 Hoti ka kërkuar nga unë të udhehqë grupin e ekspertëve të LDK dhe të bëj ndërlidhjen me Bashkësinë Ndërkombëtare e posaqërisht me SHBA-të. Nuk kam pranuar, ai takim i fundit ka ndodhur në Soma. E vërtet që kam besuar që ka qenë profesional. Sot?!”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Postimi i plotë:
1. Ajo që kam thënë për Hotin është e vërtet dhe saktë në secilën pjesë. Sigurisht ka më shumë
2. Më 2018 Hoti ka kërkuar nga unë të udhehqë grupin e ekspertëve të LDK dhe të bëj ndërlidhjen me Bashkësinë Ndërkombëtare e posaqërisht me SHBA-të. Nuk kam pranuar, ai takim i fundit ka ndodhur në Soma. E vërtet që kam besuar që ka qenë profesional. Sot?!
3. Pa dashur që të personalizojë: Babai im Hasan Abazi ka qenë i burgosur politik për organizmin e demonstratave të vitit 1968 dhe kjo ka ndodhur para formimit të LDK. Ai ka qenë dy herë parlamentar i Kuvendit të Kosovës nga LDK. Po të ishte sot aktiv në LDK jam i sigurtë do të ishte me Vjosa Osmanin. Ai do të ishte Pro Kosovës dhe integritetit të vendit. LDK e atëhershme është larg, shumë larg. Kur Abazi është arrestuar dhe është mbajtur në burgun e Serbisë paslufte për 29 ditë, LDK e Mustafës as edhe një telefonatë nuk ka bërë.Të tillë nuk duhen dhe ne nuk i thërrasim miq.
4. Hoti është postier i Mustafës dhe një mashë e Thaçit. Dëshmi janë edhe transkriptet e takimeve dhe sjellja e tij jokolegjiale në secilin takim me kolegët ministra. Pervec takimeve ku jane zhdukur transkriptet dhe rexhistrimet.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...