Batalioni i ARM-së me mision në Afganistan, kthehet nesër - Gazeta Express
string(56) "batalioni-i-arm-se-me-mision-ne-afganistan-kthehet-neser"

Batalioni i ARM-së me mision në Afganistan, kthehet nesër

Gazeta Express

26/03/2020 19:12

Shtatë pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë pjesë e misionit të NATO-s “Mbështetja vendimtare” në Afganistan nesër do të kthehen në vendin tonë.

Kthimi i tyre do të realizohet me fluturim special të kompanisë kroate “Croatia Airlines”, organizuar nga Qeveria e Republikës së Kroacisë me qëllim të kthimit të 11 pjesëtarëve të tyre në misionin ndërkombëtar në Afganistan.

Lexo Edhe:

Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet nesër në orët e mbrëmjes të arrijnë dhe më pas të transportohen në vendin tonë. Pas arritjes së tyre në pajtim me rekomandimet nga Qeveria dhe nga Ministria e Shëndetësisë do të dërgohen në karantinë dyjavore, që është e detyrueshme për të gjithë qytetarët të cilët kthehen nga jashtë”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot iu falënderua ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Damir Kërstiçeviq për performansën e përbashkët dhe ndihmën gjatë kthimit të ushtarëve tanë. Dy ministrat konkluduan se kujdesi dhe shëndeti për pjesëtarët e forcave të Armatës është me prioritet në këto momente.

Një pjesë e rotacionit tonë ekzistues në misionin e NATO-s në Afganistan do të kthehet më herët në RMV për shkak të pakësimit të përgjithshëm të forcave të Aleancës, përfshirë edhe të kontigjentit turk në të cilin marrim pjesë, në këtë periudhë.