Koronavirusi/ Ruçi e kryeparlamentarët e rajonit letër presidentit të PE: Lejoni eksportin e pajisjeve mjekësore në rajon - Gazeta Express
string(119) "koronavirusi-ruci-e-kryeparlamentaret-e-rajonit-leter-presidentit-te-pe-lejoni-eksportin-e-pajisjeve-mjekesore-ne-rajon"

Koronavirusi/ Ruçi e kryeparlamentarët e rajonit letër presidentit të PE: Lejoni eksportin e pajisjeve mjekësore në rajon

Gazeta Express

26/03/2020 9:47

COVID-19, Ruçi e kryeparlamentarët e rajonit letër presidentit të PE. Kryeparlamentarët: Letër BE për masa shtesë ndaj COVID-19.

“Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës së pandemisë COVID-19,  numrin e personave të infektuar dhe pajisjet e pamjaftueshme mjekësore të vendeve tona, sot, më tepër se kurrë, kemi nevojë për solidaritet, një qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët. Ndaj, kërkojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor: Të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e paisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit BE-së;  Të kenë akses në prokurimin e përbashkët me BE-në të paisjeve mjekësore për të luftuar pandeminë; Të  lejohen që një pjesë e fondeve  të Programit  IPA II dhe të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga burimet  e BE-së të përdoren për të luftuar pandeminë COVID-19.  Veç masave të propozuara, në emër të parlamenteve të vendeve tona, mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet në letrën e kryeparlamentarëve të rajonit.

Lexo Edhe: